September 30, 2020
Portali Shprehja

Ish Kryeministri i Kosovës dhe prijësi i UÇK-së Agim Çeku ftohet si i dyshuar nga Gjykata Speciale

Ish-kryeministri Agim Çeku është ftuar në cilësinë e të dyshuarit nga Gjykata Speciale. Këtë e ka konfirmuar vet ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK’së për Gazetën Express, përcjell INA.

Agim Çeku ka marrë dje ftesë nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Çeku ka deklaruar se është ftuar në cilësinë e të dyshuarit dhe do të udhëtojë atje më 28 shtator.

“Po dje kam marrë ftesë nga Specialja, në cilësinë e të dyshuarit dhe do të udhëtojë atje më 28 shtator”, ka thënë Çeku.

Gjykata Speciale deri më tani ka dërguar ftesa për më shumë se 200 persona, ish-pjesëtarë të UÇK’së në cilësi të ndryshme, si dëshmitarë dhe të dyshuar.
Ndër ta që edhe sot po intervistohet nga prokurorët, është dhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti. Ai dhe për tetë orë rresht u intervistua në zyrat e EULEX-it në Prishtinë.

Gjykata Speciale u miratua me shumicë votash në Kuvendin e Kosovës në gusht të vitit 2015 me mandat pesë vjeçar.

Bashkimi Evropian ka kërkuar që autoritetet e Kosovës të jenë të përkushtuara për sundimin e ligjit dhe të vazhdojnë mandatin e Dhomave të Specializuara dhe të Zyrës së Prokurorit.

Ndërkaq Prokurori i Specializuar më 24 qershor të këtij ka publikuar një propozim-aktakuzë për dy krerët e UÇK’së, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Thaçi dhe Veseli akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Gjykatësi i procedurës paraprake ka kohë gjashtë muaj nga data e paraqitjes së aktakuzës që të njëjtën konfirmojë apo ta hedh poshtë./Express/

Të Ngjajshme

Gjermania shtrëngon masat antiCOVID-19 | Iliria News Agency

admin

Basha: Rimëkëmbje për 6 muaj/ Projekti ekonomik i PD: Duhen 312 milionë euro për gjashtë muaj

admin

Përplasja e madhe mes LDK-AAK

admin

Leave a Comment