October 23, 2020
Portali Shprehja

Ish-Kryeministri Ljubço Georgievski shkon në një mision diplomatik-mediatik në Bullgari

Ish kryeministri dhe lideri i Partisë VMRO-Popullore, Ljubço Georgievski, në një intervistë për emisionin “360 gradë” tha se nuk e kupton se si Bullgaria nuk e vlerëson që Goce Delçev në Maqedoni tashmë flitet si një hero i përbashkët. Ish-kryeministri beson se pala bullgare nuk ka informacionin e duhur në lidhje me retorikën maqedonase mbi këtë çështje. Ai tha se do të shkojë në Sofje në një intervistë televizive ku, siç thotë ai, do të përpiqet të thyejë disa teza aktuale në publikun Bullgar, i cili duhet ta vlerësojë realitetin e ri në Maqedoni me pushtetin e ri. Mediat në Sofje tashmë njoftojnë se Shkupi po e dërgon zyrtarisht Georievskin në një mision në Bullgari.

“Teza e parë është nëse Bullgaria e lë Maqedoninë të ecë përpara, ka mbaruar gjithçka  me kontestin e tyre mbi historinë maqedonase. Kjo nuk është aspak e vërtetë, sepse të gjithë jetojmë në shoqëri demokratike. Ashtu siç nuk ka mbaruar asgjë me diskutimin historik, nëse Bullgaria vendos veton, nuk do të përfundojë as nëse arrihet ndonjë marrëveshje dhe nuk vendos veton. Sepse askush nuk mund ta ndalojë një historian të shkruajë çfarë të dojë dhe si të dojë- deklaroi Ljubço Georgievski – ish Kryeministër.

Të Ngjajshme

Zaev, optimist për çeljen e negociatave këtë vit

admin

Rishikimi i buxhetit, të martën në seancë

admin

Shkupi dhe 10 komunat formojnë inspektorate

admin

Leave a Comment