October 21, 2021
Portali Shprehja

Ish-lojtari i Liverpool kujton sherrin Klopp-Milner: Aty e kuptuam se…

Ragnar Klavan ka patur mundësinë ta jetojë nga afër ambientin e Liverpool, përveçse të njohë nga afër karakterin dhe sjelljen e trajnerit Jurgen Klopp.

Mbrojtësi, i kthyer në atdhe në Estoni të luajë këtë vit, ka zbuluar një anekdotë në lidhje me trajnerin gjerman dhe ish-shokun e skuadrës James Milner, të cilët kanë shkuar afër një përleshje fizike për shkak të presionit të madh.

Ka qenë janari i 2017-ës dhe pas një barazimi, tensioni ka arritur kulmin brenda skuadrës:

“Mbaj mend se Klopp dhe Milner, pas barazimit kundër Sunderland të atij viti, për pak sa nuk bënë sherr. Filluan të bënin fjalë në mënyrë të egër, por më pas Milner u tërhoq”, ka thënë Klavan për Mirror.

“Në atë moment kemi parë në sytë e trajnerit vullnetin për t’i shkuar deri në fund, edhe në përplasje fizike, për të treguar këndvështrimin e tij. Në atë moment ka qenë shumë nën presion. Ishte viti im i parë te Të Kuqtë, i dyti i Klopp. E ndiente presionin”.

.

Të Ngjajshme

Dy lajme negative, një pozitiv dhe “rebusi” Ibrahimovic te Milani i Piolit!

admin

E paprecedentë! Presidenti i klubit të Bundesligës dhunohet nga tifozët kundërshtarë

admin

Capello lartëson Juventusin, tregon aftësinë kryesore të Allegrit

admin

Leave a Comment