Milani do të ndryshojë fytyrën e rolit tw qendërsulmuesit për sezonin e ardhshëm. Mes profileve të preferuar është tashmë edhe Roberto Firminjo. Sulmuesi brazilian do të mbyllë aventurën e tij me Liverpullin në fund të këtij sezoni, pasi kontrata e tij skadon dhe klubi anglez njoftoi ditën e djeshme se Firminjo nuk do të rinovojë kontratën dhe do të largohet me parametra zero.

Sipas “Corriere dello Sport”, Milanit i është propozuar Firminjo përmes ndërmjetësve. Në këtë listë bën pjesë dhe Alvaro Morata, spanjolli i cili dikur ka luajtur në Itali dhe aktualisht aktivizohet te Atletiko Madridi./abcnews/
.