January 25, 2021
Portali Shprehja

Ish-ylli i United sulmon Sanchez: Ndoshta ka parë një fantazmë…

Kanë shkaktuar shumë diskutime deklaratat e Alexis Sanchez mbi eksperiencën e tij te Manchester United.

Ish-sulmuesi i Djajve të Kuq ka folur momentet e këqija të kaluara me fanellën e klubit anglez, duke rrëfyer se ka menduar të largohet menjëherë pas seancës së parë stërvitore.

Fjalë këto që nuk janë pëlqyer nga një ish-lojtar i United, braziliani Rafael. Siç ka bërë të ditur Sportbible, mbrojtësi nuk e ka kursyer kilianin me një mesazh thumbues në rrjetet sociale.

“Donte të largohej nga Manchester United pas stërvitjes së parë? Ndoshta ka parë një fantazmë dhe është frikësuar”, ka shkruar Rafael në Instagram.

“Vetëm kështu mund të shpjegohet pse luante gjithmonë keq sa herë që zbriste në fushë”.

Fjalë të rënda që mbrojnë klubin anglez, por sulmojnë ashpër yllin e Inter-it. A do të ketë një replikë? Të shohim…

.

Të Ngjajshme

Video: Thuram rikthehet me gol, Dortmundi në tapet

admin

E KRYER: “Faraoni” El Shaarawy kthehet në Serie A dhe i jep fund aventurës në Kinë! Nesër vizitat

admin

Video: Dortmundi në krizë, Mönchengladbach i jep leksione futbolli

admin

Leave a Comment