March 25, 2023
Portali Shprehja

Ishte në “humnerë”, tash është histori suksesi, ky është historiku i NPK “Studeniçani”

 

Ndërmarrjen Publike Komunale (NPK) “Studeniçani” nga një ndërmarrje me borxhe të mëdha, rroga të pa paguara të punëtorëve dhe pa asnjë automjet special për transportin e mbeturinave, e kemi transformuar në një ndërmarrje moderne, në të cilën punëtorët paguhen rregullisht, kujdesi për uniformat e tyre është i përhershëm, ndërsa në parkingun e ndërmarrjes tanimë janë 5 automjete të specializuara për transportin e mbeturinave”, ka njoftuar Azem Sadiki – kryetar i Komunës së Studeniçanit, përcjell PRESSonline.mk

Ai thekson se në mandatin e parë si kryetar komune, në vitin 2013-të, kjo ndërmarrje ka filluar nga zeroja dhe se tash kur po e përfundon mandatin e dytë, dhe garon për mandatin e tretë, ndërsa ndërmarrja po kryejnë shërbim cilësorë për qytetarët.

“Kur vullneti dhe dëshira janë të forta atëherë nuk mungon edhe ndihma e Zotit! Në 2013 ja filluam nga zeroja, kemi arritur që të sigurojmë automjete të specializuara për të kryer shërbim cilësorë për qytetarët dhe të mbajmë ambient të pastër. Kënaqësia është e madhe kur edhe ekipi këtë punë e bënë me zemër. Do të vazhdojmë të krijojmë kushte edhe më të mira për të bërë shërbim edhe më cilësorë”, thekson Sadiki.

Të Ngjajshme

Hetimi, Ronaldo ka ‘nënshkruar’ marrëveshje sekrete me Juven

OBSH: Rritet numri i vdekjeve nga tuberkulozi në Evropë

Ishujt Svalbard kanë “ditë” që zgjasin 4 muaj

Leave a Comment