December 3, 2022
Portali Shprehja

“Ishte një goditje rëndë”, Laporta nuk fshihet: Ja çfarë duam tani

Joan Laporta, presidenti i Barcelona-s, ka bërë disa deklarata për të përditshmen Sport.es duke u ndalur te pjesa e parë e sezonit të klubit dhe duke folur për objektivat mes kampionatit dhe Europës.

“E vlerësoj në mënyrë pozitive këtë pjesë të parë të sezonit. Eliminimi nga Champions League ka qenë një goditje e rëndë, por objektivi, e përsëris, është të fitojmë La Liga-n. Mund të luftojmë dhe kemi mundësitë tona për ta fituar titullin”, ka thënë Laporta.

“Mbyllja e sezoni me më shumë qetësi pas një viti 2022 delikat? Klubi është gjithmonë aktiv në çdo sektor dhe duhet të them se mbyllja e vitit në vendin e parë të renditjes na lejon të jemi më të qetë për Krishtlindje.

“Kundër Osasuna-s skuadra ka treguar se ka dëshirë ta fitojë kampionatin dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu, ecuria është e mirë. Mund të luftojmë deri në fund për ta fituar titullin”, e ka mbyllur presidenti blaugrana.

.

Të Ngjajshme

Cavani i xhindosur pas eliminimit të Uruguait nga Kupa e Botës: ia nxjerr inatin monitorit të VAR (PAMJET)

admin

U tha se iu rebelua trajnerit Santos, Cristiano Ronaldo reagon publikisht! “Gënjeshtër, ja me cilin e kisha…”

admin

Shaqiri plas shishen në tokë, donte të luante 90 minuta ndaj Serbisë – FOTOT

admin

Leave a Comment