March 1, 2021
Portali Shprehja

Ishte prezantuar si zyrtar policor, arrestohet një person në Prishtinë

Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë në të cilën gjatë kontrollit ka gjetur një certifikatë dhe mjet identifikimi me të cilat një i dyshuar ishte prezantuar si person zyrtar.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Ali Vitia” në Prishtinë.

“Pas pranimit të informatës është ndaluar një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit të veturës është gjetur dhe konfiskuar një certifikatë dhe një ID me të cilën i dyshuari më herët ishte prezantuar si person zyrtar”, thuhet në në raportin 24-orësh të policisë, përcjell Telegrafi.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Vetëaksident në Viti, viktima përfundon në QKUK si pasojë e lëndimeve të rënda

admin

Bariu vret qenin e bashkëfshatarit të tij, pasi ia sulmoi qentë e sharrit

admin

Vetëaksident në Suharekë, lëndohen pesë persona

admin

Leave a Comment