May 28, 2023
Portali Shprehja

Ishte raportuar si e zhdukur, dyshohet se u dhunua gruaja në Fushë-Kosovë

Një grua e cila fillimisht ishte raportuar si e zhdukur nga një familjar të dielën në Fushë Kosovë, dyshohet se është dhunuar.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima bashkë me ankuesin është paraqitur në stacion policor për raportim të rastit si “dhunim”.

“Ankuesi mashkull ka raportuar se viktima femër ishte larguar nga shtëpia dhe nuk dihej vendndodhja e saj. Pasi ishte raportuar si e zhdukur, viktima femër së bashku nën shoqërinë e ankuesit të lartcekur është paraqitur në stacion policor për raportim të rastit ‘dhunim’”, thuhet në raport.

Po ashtu, thuhet se viktima është intervistuar dhe është dërguar për ekzaminim mjekësor.

“Lidhur me rastin viktima është intervistuar sipas procedurave dhe e njëjta është dërguar për ekzaminim mjekësor, po ashtu është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, përfundon policia. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Rahovec, vajza raporton në Polici se babai i saj po ushtron dhunë fizike

admin

Humb jetën një punëtor në Prizren, ra nga një lartësi e objektit – arrestohet pronari i biznesit

admin

Zvicër, vritet nga bashkëshorti 37-vjeçarja nga Kosova

admin

Leave a Comment