June 22, 2021
Portali Shprehja

Islami: Agjërimi është një nga shtyllat kryesore të fesë Islame

Teologu Islam Islami, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Rruga drejt” në Alsat, shpjegoi sakrificën e 30 ditëve të agjërimit. Ai tha se agjërimi për fenë myslimane është një nga shtyllat kryesore të fesë islame ku përmbyllet feja islame. Islami potencoi se agjërimi është shumë më i veçantë në fenë myslimane sepse është një sakrificë më e vështirë, ku për 30 ditë nga syfyri në iftar, haja dhe pija ndalohet plotësisht.

Çështja e agjërimit është një nga veçoritë e veçanta të fesë islame. Është njëra prej kushteve të veçanta të fesë islame. Është një nga shtyllat kryesore të fesë islame ku përmbyllet feja islame, sipas atyre kushteve që ka besimtari mysliman. Përpos çështjes së devotshmërisë që arrin personi gjatë agjërimit. Agjërimi është një e veçantë me veçori të tjera, ku cilësohet si një nga adhurimet e pakrahasueshme me adhurimet e tjera të cilat bëjmë ne si besimtar islam. Kur do të krahasojmë çështjen e agjërimit në fenë islame me çështjen e aspekteve që kanë agjëruar në fetë e tjera, ne fenë islame agjërimi është shumë më i veçantë, sepse është agjërim 30 ditësh. Kurse fetë e tjera e kanë pak më të lehtë- tha Islami.

.

Të Ngjajshme

Qeveria do të mbajë mbledhjen e 81-të

admin

11 qytete të vendit rezultojnë pa raste aktive me COVID

admin

Më 3 korrik lirohet Sedat Aliu, babai i Almir Aliut

admin

Leave a Comment