13.1 C
Skopje
April 2, 2019
Informacione Rajoni dhe Bota

Ismaili për ryshfetin në QKUK: Shëndetësia s’do të bëhet strehë e korrupsionit

Ministri Ismaili ka thënë se në asnjë formë nuk do të lejojnë që spitalet e Kosovës të bëhen streha të korrupsionit.

“Nuk po i përmirësojmë kushtet në Institucionet Publike Shëndetësore që ato të bëhen streha të korrupsionit. Të gjithë ata që mendojnë se do të mund të keqpërdorin detyrën zyrtare duke vjedhur qytetarët tanë do të ballafaqohen me ligjin. U njoftova nga drejtoria e SHSKUK për suspendimin e menjëhershëm të rastit të marrjes së ryshfetit. Arrestimet dhe largimet nga puna janë të vetmet përgjigje që kemi për ta. #BashkëeNdreqim”, ka shkruar ministri Ismaili në faqen e tij në Facebook.

QKUK largon nga puna punëtoren që mori ryshfet

Ky reagim i ministrit të Shëndetësisë vjen menjëherë pasi sot u raportua se Policia e Kosovës ka arrestuar një punonjëse shëndetësore e cila është kapur në flagrancë duke ia marrë 400 euro një pacienti për ti kryet një shërbim shëndetësor.

Punëtorja e cila punonte në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, është arrestuar nga policia e Kosovës për marrje ryshfeti.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), konkretisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, ka pranuar informacionin se e dyshuara femër (me inicialet F.C.) punëtore në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, ka kërkuar para (të holla) në vlerë prej 400 euro nga viktima me qëllim që t’i rregulloj disa dokumente mjekësore, për përfitim të një pensioni si viktimë civile e luftës”, thuhet në komunikatë. /Lajmi.net/

Arrestohet punëtorja në Shërbimin Spitalor në Prishtinë, mori 400 euro ryshfet

 

 

Burimi i lajmit

Artikuj të ngajshëm

Mësohet identiteti i viktimave nga rrëzimi i aeroplanit

shprehja

Shtrohet aktakuzë për lëndën “Pasaportat”

shprehja

Lëvizja BESA paralajmëron prurje të reja

shprehja