November 29, 2021
Portali Shprehja

Italiani e ngacmonte seksualisht, shqiptarja e vret me thikë të kuzhinës

Një shqiptare 51-vjeçare e identifikuar si Mide Andreu ka vrarë me thikë kuzhine një italian 68-vjeçar pasi ky i fundit e ngacmonte vazhdimisht seksualisht.

Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptarja e martuar dhe me fëmijë kishte tre vite që punonte si pastruese një herë në javë në shtëpinë e Antonio Amicuccit.

Tact Watches

Ditën e djeshme ajo nuk mundi të duronte më ngacmimet e tij dhe e qëlloi disa herë me thikë në gjoks.

Më pas e përlotur ajo bëri thirrje për ndihmë. Edhe moshuari i cili mbeti fillimisht i plagosur, kërkoi ndihmë. Forcat zjarrfikëse mbërritën në vendin e ngjarjes bashkë me ambulancën, po ai nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

Amicucci jetonte në një apartament në katin e dytë të një banese publike në Andoardi me qenin e tij. Me origjinë nga Ortona, në Abruzzo, ai mbërriti në Novara në vitet shtatëdhjetë me gruan e tij.

Megjithatë, rreth viteve 2000, ata u ndanë dhe që atëherë Amicucci ishte akuzuar disa herë për ngacmime si dhe përndjekje ndaj ish partnerit të vajzës së saj dhe ishte arrestuar një herë.

Prej disa vitesh ai jetonte në banesën e tij në Andoardi nga e cila dilte shumë radhë për shkak të problemeve shëndetësore.

Mide Andreu i rrëfeu prokurorit si ndodhi ngjarja. Ajo rrëfeu se veproi nga impulsiviteti pasi nuk mund t’i duronte më ngacmimet e tij. Në atë moment ajo kapi thikën duke e goditur të moshuarin disa herë. Disa goditje ishin sipërfaqësore, por dy prej tyre i prekën organet jetësore duke i shkaktuar vdekjen. /Abcnews.al/

.

Të Ngjajshme

Në dy aksidente të ndara në Prishtinë, këmbësorët goditen nga veturat

admin

FSK largon 70 copa të minave në një pyll në Gjakovë

admin

Të shtëna me armë në një aheng familjarë në Prishtinë

admin

Leave a Comment