September 28, 2020
Portali Shprehja

Iu thye kafka, 20-vjeçari nga India fiton aftësi të jashtëzakonshme për të llogaritur përmendësh

E paimagjinueshme, por e vërtetë. Bhanu, i njohur në Indi si “makina llogaritëse njerëzore më e shpejtë në botë”, nuk e ka aspak të vështirë të llogarisë shifra marramendëse. Ai i përpunon numrat me një shpejtësi mesatare 12 për sekondë, që do të thotë rreth 10 herë më shpejt sesa një tru normal.

Bhanu thotë se është në gjendje të bëjë kalkulime kaq komplekse me shpejtësi marramendëse falë asaj që e quan “praktikë të strukturuar”. Në 15 gusht, djaloshi nga Hyderabadi, u bë aziatiku i parë që fitonte medaljen e artë në Kampionatin Botëror të Llogaritjes Mendore në Olimpiadën e Sporteve të Mendjes (MSO) në Londër. Por ka diçka interesante rreth tij: kur ishte fëmijë, në moshën vetëm 5 vjeçare, Bhanu ra nga motori i kushëririt të vet dhe përplasi kokën në rrugë.

Nga aksidenti, pësoi thyerje të kafkës, e iu deshën një sërë ndërhyrjesh kirurgjikale përpara se mjekët ta vendosnin në koma të induktuar që t`i shpëtonin jetën. Kur u zgjua pas shtatë ditësh, mjekët I thanë prindërve se ai mund të ishte ndryshe për gjithë jetën për shkak të këndimeve në kokë, dhe në fakt ashtu ndodhi, por për mirë! /tch/

Të Ngjajshme

I shkaktoi frikë fëmijës, largohet nga puna edukatori i mbuluar me tatuazhe

admin

Banorët e këtij fshati po shfrytëzojnë telat e rrymës si urë për kalimin e lumit

admin

“Romeo dhe Xhulieta” nuk u shpik nga Shekspiri, ja origjina e historisë tragjike

admin

Leave a Comment