December 4, 2021
Portali Shprehja

Ja kombëtaret evropiane, që janë kualifikuar tashmë në Botërorin 2022

Për herë të parë në historinë e Botërorit, ky kompeticion global do të luhet në vjeshtë. Siç dihet, në fakt, pas njëmijë polemikash do të jetë Katari, vendi që do ta presë turneun më të rëndësishëm kombëtar në planet. 32 skuadra do të jenë në startin e fazës finale, duke përfshirë edhe vendin pritës.

Në vjeshtën e vitit 2021 do të njihen praktikisht të gjitha skuadrat e kualifikuara për në fazën finale, veçanërisht ato europiane. Kombëtaret që do të marrin pjesë në “Katar 2022”, si zakonisht do të vijnë kryesisht nga kontinenti i vjetër, praktikisht më shumë se një e treta.

Tact Watches

UEFA do të dërgojë sërish 13 kombëtare në Kupën e Botës. Ky model do të ndryshojë (zgjerohet) në turneun e vitit 2026, që do të mbahet në Meksikë, Kanada dhe SHBA. FIFA donte t’iu jepte më shumë mundësi ekipeve afrikane, aziatike dhe të kontinenteve të tjera. Gjithsesi, edhe në Botërorin 2022, kontinenti më i përfaqësuar do të jetë Evropa.

Nga këto 13 kombëtare finaliste,  9 prej tyre e presin biletën në raundet kualifikuese, falë vendit të parë, ndërsa 4 të tjera do të dalin nga “play off”-et e planifikuara në mars 2022.

Në tetor dhe nëntor 2021 dolën kombëtaret e para, zyrtarisht të kualifikuara për Botërorin e Katarit: nga Franca, kampione e botës; tek Italia, kampione e Europës, duke kaluar nga Anglia, ja situata e kombëtareve të kualifikuara në fazën finale të “Katar 2022”:

1.Gjermania

2.Danimarka

3.Belgjika

4.Franca

5.Kroacia

6.Serbia

7.Spanja

8.Anglia

9.Zvicra

.

Të Ngjajshme

“SOS” RAMOS | PSG tani nis të shqetësohet realisht, ndalesa e radhës?

admin

Hetimet mbi Juventusin, Chiellini provokon: Sa herë flitet për ngjyrat bardhezi…

admin

LAJMI I FUNDIT | Lideri i Milanit mbyll sezonin! Goditje e rëndë për kuqezinjtë

admin

Leave a Comment