June 22, 2021
Portali Shprehja

Ja kush e inskenoi konfliktin në Kumanovë?! – Iliria News Agency

Kur kanë kaluar 6 vite që nga luftimet në “në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë, Muhamet Krasniqi, i njohur si komandant “Malisheva”, ka thënë se nisma e gjithë zanafillës ka nisur në Dukagjin. Komandant “Malisheva” i cili është i dënuar më burg të përjetshëm, ka deklaruar se në rastin “Kumanova”, janë të përfshirë edhe struktura të Policisë se Kosovës.

“Do të merren organet kompetente dhe do të merret drejtësia që e kanë nxit Mirsad Ndrecaj e Beg Rizajn. Mirsad Ndreca dhe Beg Rizaj janë tradhtuar dhe na bashkë me ta jemi të tradhtuar. Do të zbardhet rasti me qeverinë Kurti dhe do të dalë e vërteta në shesh. Shteti i Kosovës duhet me ju bo presion partive shqiptare në Maqedoni dhe të nxjerret e vërteta. Pika një me u marrë veç me deklaratat e tyre mund të zbardhet e vërteta. Te Qeveria Kurti e kemi shpresën e fundit”, është shprehur Muhamet Krasniqi.

E pas kësaj deklarate, ka reaguar edhe analisti politik Nexhat Haziri. “Nuk u dhan kot plot 3 milion euro për t’u inskenuar kjo “betejë”, e cila ishte paraparë që t’i sherbente regjimit të ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski, “Putinit të vogël “ për ta nxjerrë atë si shpëtimtarin e maqedonasëve nga “armiku shqiptar” në Maqedoninë e Veriut, në kohën kur regjimi i tij ishte në ditët më të kqija nga skandalet korruptive te qeverisjes autoritare”, ka shkruar Haziri, shkruan Bota Sot.

Analisti politik Nexhat Haziri

Postimi i plotë:

Më në fund !

Pas gjashtë viteve u dëshmua edhe nga vet akterët e të ashtuquajturës “Beteja e Kumanovës”, ajo që unë kisha thënë, shkruar se kjo betejë nuk ka kurfarë lavdie kombëtare, thjeshtë ishte inskenim i Shkupit zyrtar me ndihmën e politikanëve shqiptar nga Kosova, dhe të atyre nga Maqedonia.

Nuk u dhan kot plot 3 milion euro për t’u inskenuar kjo “betejë”, e cila ishte paraparë që t’i sherbente regjimit të ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski, “Putinit të vogël “ për ta nxjerrë atë si shpëtimtarin e maqedonasëve nga “armiku shqiptar” në Maqedoninë e Veriut, në kohën kur regjimi i tij ishte në ditët më të kqija nga skandalet korruptive te qeverisjes autoritare. Natyrisht se ky inskenim nuk mund të bëhej pa mbështetjen edhe të politikanëve shqiptar nga Kosova të cilëve përpos përfitimi në para, hoqën qafësh edhe disa “cuba” të inkriminuar në vepra kriminale duke filluar nga vrasjet e pasluftës, trafikant droge, fajdexhi, haraqexhi, më të cilët kanë qenë të lidhur ngusht këta politikan. Dhe nuk do të kishte një rast më të mirë se sa një “betejë” për bashkimin kombëtar për t’i hequr qafe, sidomos kur ata mund të ishin lehtë edhe target i Gjykatës Speciale qoftë si të dyshuar apo edhe dëshmitar.

Nuk themë se të gjithë ishin të tillë, kishte që edhe ishin mashtruar në emër të patriotizmit, janë viktima të këtij komploti, që për zbardhjen e tij, duket se pak interesim ka apo fare ne te ardhmen, edhe pse kjo nuk është dicka që nuk mund të zbardhet, sidomos nga pala maqedonase, dhe sherbimi intelegjent maqedonas, pasi drejtori i këtij sherbimi Sasha Mihajllov, së bashku me një politikan shqiptar nga Tetova, ishin ata që kishin bërë pazarin me politikan nga Kosova, për inskenimin e ngjarjes së ashtuquajtur “Beteja e Kumanovës”

Besoj se sonte, adimistratorët e faqës në facebook ”Kumanova Thrret” ,pasi i kan dëgjuar rrëfimet e të dënuarëve: Muhamet Krasniqit, i njohur si komandant Malisheva, Naser Baraliun, Enver Hoxha, do të jenë bindur se kan gabuar kur më patën kërcënuar më “plum n’ballë”. (n.h) /BotaSot

Të Ngjajshme

Tërmet i fortë me magnitudë 5.7 në Greqi, ja ku ishte epiqendra – Iliria News Agency

admin

Banka e Shqipërisë bleu 11.5 mln euro të hënën, por rënia e monedhës europiane vazhdon – Iliria News Agency

admin

Daut Haradinaj me këtë premtim synon ta fitojë Prishtinën – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment