Sektori për Punë të Brendshme (SPB) -Tetovë ka zbardhur rastin me valëvitjen e flamurit autokton në Tetovë dhe ka ngritur padi penale për autorin
“SPB-Tetovë në bashkëpunim me departamentin e kriminalistikës ka zbardhur rastin me valëvitjen e flamurit autokton në Tetovë, që ndodhi më 11.08.2023 në sheshin e Tetovës gjatë vizitës së kryeministrit kosovar Albin Kurti. Ky akte është i dënueshëm në bazë të nenit 319 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pas marrjes së masave operative-teknike, është konstatuar identiteti i personit i cili ka kryer veprën penale, bëhet fjalë për 21 vjeçarin A.M. i cili është shtetas i Gjermanisë. Në bashkë-koordinim me PTHP të Tetovës ndaj personit në fjalë do të ngritët padi penale”, njoftojnë nga SPB-Tetovë. /Alsat.mk
.