July 28, 2021
Portali Shprehja

Ja sa do të kushtojë rindërtimi i Gjermanisë pas vërshimeve

Kostoja e rindërtimit të komuniteteve të përmbytura në Gjermaninë perëndimore do të shkojë në miliarda euro, njoftoi sot ministri i Brendshëm, Horst Seehofer, gjatë një vizite në rajon.

“Kjo është një situatë e jashtëzakonshme që ne mund ta kapërcejmë vetëm me një punë të palodhur këtu dhe me një përpjekje të madhe kombëtare”, tha Seehofer, në qytetin e Bad Neuenahr-Ahrweiler, raporton Dpa, përcjell Albinfo.ch.

Numri i viktimave të konfirmuara në Ahrweiler ka arritur në 117.

“Të paktën 749 të tjerë u plagosën”, tha një zëdhënës i policisë në Koblenz.

“Shumë të tjerë mungojnë, megjithëse nuk dihet, sepse komunikimet në rajon janë ende të dobëta”, shtoi ai.

Përmbytjet e javës së kaluar goditën gjithashtu pjesë të shtetit fqinj, Nordrhein Westfalen, duke vrarë 46 persona.

Përtej kufirit, në Belgjikë, mbi 30 persona vdiqën.

Si një masë paraprake, pjesë të qyteteve të Swisttal dhe Rheinbach, pak poshtë digës Steinbach në kufirin me Rheinland-Pfalz, janë evakuuar.

Të Ngjajshme

Trupat e viktimave të aksidentit në Kroaci arrijnë sot në Kosovë – Iliria News Agency

admin

Delta rikthen maskat në SHBA – Iliria News Agency

admin

Edi Rama dhe Vuçiqi në Shkup – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment