January 15, 2021
Portali Shprehja

Ja sa do të kushtojë vaksina franceze kundër koronavirusit?

Pas lajmit se vaksina ruse kundër koronavirusit krijon mbrojtje imunitare, të tjera lajme vijnë nga Franca.

Sipas gazetës BILD, vaksina franceze do të kushtojë më pak se 10 euro. Kështu bëri të ditur presidenti i kompanisë farmaceutike Sanofi. Ai tha se nuk është vendosur akoma për çmimin.

“Do shohim kostot e prodhimit gjatë muajve në vazhdim. Ne besojmë se do të jetë poshtë 10 euro,” tha Olivier Bogillot.

Rivali i tyre, AstraZeneca dëshiron që vaksina që po prodhon në bashkëpunim me shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit, të kushtojë vetëm 2.5 euro.

I pyetur për diferencat në çmim, shefi i Sanofi-t tha: “Kjo vjen për shkak se kompania jonë përdor burimet tona, shkencëtarët tanë dhe qendrat tona kërkimore”.

Dhjetëra kompania farmaceutike në botë janë duke punuar ethshëm për të prodhuar një vaksinë kundër koronavirusit. Sanofi pret që vaksina e saj të miratohet në pjesën e parë të vitit 2021.

Të Ngjajshme

Hancock: Në pranverë mund të “shpëtojmë” nga koronavirusi

admin

Abazoviq tregon fuqinë edhe njëherë, arreston ambasadorin e Malit të Zi në Poloni

admin

Identifikohen viktimat e para të tërmetit në Kroaci

admin

Leave a Comment