September 27, 2022
Portali Shprehja

Ja sa para mblodhi Rusia nga shitja e naftës e gazit që prej nisjes së luftës në Ukrainë

Rusia ka arkëtuar 158 miliardë dollarë nga eksportet e naftës dhe gazit, që prej nisjes së pushtimit të Ukrainës. Shifrën e raportoi Qendra për Kërkime mbi Energjinë dhe Ajrin e Pastër (CREA), sipas së cilës, gjysmën e këtyre parave, Moska e ka marrë nga Bashkimi Europian.

Çmimet e energjisë, sidomos të gazit natyror, janë rritur në nivele rekord në Europë, që kur Rusia ka pakësuar furnizimin drejt vendeve të unionit. “Karburantet dhe gazi kanë kontribuar me rreth 43 miliardë dollarë në buxhetin federal të Rusisë që prej nisjes së luftës, duke ndihmuar në financimin e saj”, tha CREA.

Sipas saj, Bashkimi Europian është importuesi më i madh, duke i paguar 81,5 miliardë euro Rusisë për karburante dhe gaz. Më pas vjen Kina, me rreth 34,9 miliardë euro dhe në vend të tretë Turqia, me 10,7 miliardë euro. Brenda vendeve të BE-së, Gjermania është importuesi më i madh, duke blerë gaz dhe karburante me vlerë 19 miliardë euro nga Rusia gjatë gjashtë muajve të fundit.

Shifrat janë edhe më të jashtëzakonshme, nëse konsiderohet që Rusia i ka ulur eksportet me 18%, ndërsa vendet e BE-së kanë ulur me 35% importimin e karburanteve dhe gazit që prej nisjes së luftës./REL

Të Ngjajshme

Ky Mercedes ka 3.4 milionë klm të kaluara. Pronari thotë se do ta vozis deri në vdekje

admin

Presidenti kroat Milanoviç: Sa të jem gjallë unë, serbët e tillë nuk do të hyjnë kurrë në BE

admin

Përkeqësohet moti në Shqipëri, qarqet ku rrezikohen vërshime

admin

Leave a Comment