June 23, 2021
Portali Shprehja

Ja sa vdekje mori COVID-19 në Shqipëri – Iliria News Agency

Pandemia e covid 19 ka rezultuar fatale për rritjen e vdekshmërisë në vend duke regjistruar shifrën më të lartë historike. Referuar të dhënave të INSTAT për treguesit demografik nga janari në mars kanë humbur jetën 9657 qytetarë me një rritje prej 3459 vdekje më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Numri më i lartë i viktimave është shënuar në kryeqytet me 2701 persona, ndjekur më pas nga Fieri me 1165 dhe Elbasani me 929. Ndërkohë që qarku me më pak humbje jete gjatë periudhës në fjalë është ai i Kukësit. Por teksa numri i fataliteteve është rritur me 55.8%, lindshmëria ka shkuar drejt rënies për të dytin tremujor radhazi.

INSTAT raporton se shtesa natyrore e popullsisë shënoi nivele negative, pasi numri i jetëve të humbura e tejkalon me 3651 atë të lindjeve.

Përgjatë muajve janar-mars kanë ardhur në jetë 6006 foshnje, me një tkurrje prej 5.4% krahasuar me tremujorin e parë të 2020-s. Në të 11 qarqet e vendit vdekjet e kanë tejkaluar numrin e lindjeve duke shënuar kështu shtesën natyrore më të ulët që nga viti 1990. Vlera më e lartë e rritjes natyrore regjistrohet në qarkun e Kukësit, ku numri i lindjeve tejkalon me 10 numrin e vdekjeve, ndërsa ai më i vogël regjistrohet në qarkun e Tiranës, ku vdekjet tejkalojnë me 681 numrin e lindjeve. Sipas këtyre statistikave popullsia e Shqipërisë po shkon çdo ditë e më shumë drejt plakjes dhe tkurrjes së popullsisë.

Të Ngjajshme

Skandaloze/ RTK mori 17 makina me qera mbi gjysmë milion euro, me këtë çmim mund t’i blinte 34 të reja (DOKUMENT) – Iliria News Agency

admin

Gazetari i njohur kroat i përshëndet serbët me shqiponjë dhe ‘Skënderbe’ – Iliria News Agency

admin

Nuk dështuam ne, por dështoi BE – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment