June 27, 2022
Portali Shprehja

Jakup Berisha, përforcimi i parë për KF Kukësi

Skuadra e Kukësit ka nisur punën për ndërtimin e skuadrës, teksa përveç lëvizjeve të shumta në dalje, tashmë verilindorët kanë bërë edhe afrimin e parë në këtë merkato.

Tact Watches

Sipas “Supersport”, skuadra e Kukësit ka arritur të firmosin me futbollistin nga Maqedonia e Veriut dhe bëhet fjalë pikërisht për Jakup Berisha. Sulmuesi 22-vjeçar që në të kaluarën e tij ka luajtur edhe me Shkëndijën e Tetovës, Shkupin dhe Vardarin, pritet të bëjë diferencën në kampionatin shqiptarë.

Berisha sezonin e fundit e mbylli në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, teksa u aktivizua në radhët e Pelisterit nga Manasitir, ku regjistroi 31 paraqitje duke dhuruar edhe tre asiste, por pa ia dalë të gjejë rrugën e rrjetës./abcnews/

.

Të Ngjajshme

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit në ish frabikën e duhanit në Tetovë

Temperaturat e larta shqetësim për qytetarët

Anijet shkaktojnë ndotjen e liqenit të Ohrit

Leave a Comment