January 21, 2021
Portali Shprehja

Jakup Krasniqi transferohet në objektet e paraburgimit në Hagë

Dhomat e Specializuara të Kosovës konfirmuan arrestimin e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, dhe transferimin e tij në objektet e paraburgimit në Hagë.

“Arrestimi u krye nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në bazë të një aktakuze të konfirmuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe në zbatim të fletarrestimit dhe urdhrit për transferim, të lëshuar nga gjykatësi i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës”, thuhet në komunikatën për media.

Në kryerjen e arrestimit, Zyra e Prokurorit të Specializuar pati edhe mbështetjen operative dhe logjistike të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), si dhe mbështetjen operative të Policisë së Kosovës, thuhet në komunikatë.

Arrestimi i Krasniqit, ish-zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është bërë të mërkurën, pas rreth dhjetë orësh të qëndrimit të pjesëtarëve të Prokurorisë së Specializuar të Hagës në shtëpinë e tij në Prishtinë.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale, merren me hetimin e krimeve të supozuara të luftës, të kryera nga pjesëtarë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të mërkurën, edhe shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, njoftoi se Dhomat e Specializuara në Hagë kanë konfirmuar një aktakuzë kundër tij.

Selimi tha se do të udhëtojë të enjten për në Hagë./ Rel/

Të Ngjajshme

Greqia u zgjerua me 12 milje në Jon, Turqia lëshon një paralajmërim të fortë: Mos guxoni

admin

Baton Haxhiu jep prognozën e tij për rezultatin e zgjedhjeve

admin

Shefi i USAGM-it raportohet se ka dhënë dorëheqje me kërkesë të Bidenit

admin

Leave a Comment