Adnan Januzaj pritet të largohet nga Sevilja vetëm gjashtë muaj, pasi ka nënshkruar me këtë skuadër. Sulmuesi me prejardhje nga Kosova, nuk ka arritur të lë gjurmë “Ramon Sançez-Pizhuan” dhe largimi i tij në janar duket i pashmangshëm.
Trajneri argjentinas Horhe Sampaoli i ka bërë të qartë istogasit se nuk është në planet e tij dhe se mund të largohet. Mediat spanjolle kanë raportuar se Januzaj pritet të përfundojë te Valencia, pasi klubi spanjoll ka mbetur pa shërbimet e Samu Kastillehos së lënduar.
Trajneri Xhenaro Gatuso e pëlqen Januzajn dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit ta afrojnë kosovarin në ‘Mestalja’. Valencia ka nisur kontaktet me Seviljën për huazimin e anësorit dhe zyrtarizimi mund të ndodhë gjatë kësaj jave. Interesim për anësorin kosovar kanë shprehur edhe Evertoni, Real Sosiedadi dhe Beshiktashi.
.