January 30, 2023
Portali Shprehja

JAPONIA GJEN GOLIN BEFASUES!!! VAR akordon, por legjenda gjermane kishte parashikuar gjithçka 1′ përpara… (PAMJET)

Pasi mposhti Spanjën dhe Gjermaninë për ta mbyllur në vendin e parë grupin, Japonia synon të vijojë me surprizat në Botëror teksa përballë ka Nënkampionët e Botës, Kroacinë me Ballkanasit të udhëhequr nga Luka Modric pretendojnë të përsërisin rrugëtimin e vitit 2018.

Ndërkohë, janë publikuar edhe formacionet zyrtare me Kroacinë që përveç Modric në fushë ka edhe emra si Brozovic, Kovacic, Perisic apo Gvardiol në mbrojtje. Nga ana tjetër, te Japonia, Tomiyasu i Arsenal e nis nga minuta e parë, së bashku me Nagatomo, Ito apo Maeda.

Japonia (3-4-2-1): Gonda; Tomiyasu, Yoshida, Taniguchi; Ito, Endo, Morita, Nagatomo; Doan, Kamada; Maeda. Tr: Moriyasu ;Croazia (4-3-3): Livakovic; Juranovic, Lovren, Gvardiol, Barisic; Modric, Brozovic, Kovacic; Kramaric, Petkovic, Perisic. Trajner: Dalic.

Drejtimi i arbitrazhit iu besua amerikanit me origjinë marokene Ismail Elfath, i ndihmuar nga asistentët Corey Parker dhe Kyle Atkins. Zyrtari i katërt algjeriani Mustapha Gorbal. Ky eshte kryqezimi i tretë mes dy kombëtareve në kampionatin botëror, të dyja në fazën e grupeve ato të mëparshmet: në vitin 1998 në Francë vendosi një gol i Suker ndërsa në vitin 2006 në Gjermani ndeshja përfundoi me barazim pa gola.

Ndeshja – Pjesa e pare mes Japonise dhe Kroacise ka qene e ekuilibruar dhe te dy ekipet kane bere studimin midis tyre. Por, pas nje fillimi te mire nga ana e Kroacise, Japonia ka qene ajo qe ka shtyre me pas dhe ka vendosur ne veshtiresi Kroacine me daljet e shpejta dhe levizjet pa top. Dhe, pikerisht 1 minuta para kohes se rregullt te 45′ e para, Maeda, lojtari i Celtic, do te gjeje golin gjate nje rremuje ne zone…

GOLI I MAEDA – VIDEO

E vecante eshte se pikerisht 1 minute perpara se te vije goli, kamera ka kapur legjenden e Bayern Munich dhe Gjermanise qe eshte eliminuar, Lothar Matheus, i cili me kameran e telefonit te tij eshte duke filmuar. Sikur priste golin nga momenti ne moment…

.

Të Ngjajshme

E papritura e madhe e merkatos! “Teprica” e Guardiolës te Bayern Munich, gati firma edhe me sulmuesin e njohur

admin

CR7 i ndodh ajo që s’e kishte menduar kurrë në Arabi, tifozët sauditë i përdhosin emrin dhe numrin (pamjet)

admin

Xavi i “tregon targën” Real Madridit, tashmë synon rekordin e Vilanovës dhe Mourinhos në La Liga

admin

Leave a Comment