November 27, 2022
Portali Shprehja

Japonia përpiqet të kapë “shansin e fundit” si prodhues kryesor global i çipave

Japonia do të investojë 70 miliardë jen (490 milionë dollarë) për të rritur zhvillimin dhe prodhimin e gjysmëpërçuesve

Japonia do të investojë afro 500 milionë dollarë për të rritur zhvillimin dhe prodhimin e gjysmëpërçuesve në një përpjekje që të kapë “shansin e fundit” që të mbajë pozitën e saj si lojtar kryesor në skenën globale të teknologjisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë së Japonisë, kompania e re Rapidus që do të thotë “i shpejtë” në latinisht, do të punojë në zhvillimin e gjysmëpërçuesve të gjeneratës së ardhshme ose “post-5G”.

Këto çipa të avancuar do të mundësojnë vegla inteligjente dhe qytete inteligjente me sensorë dhe transmetim me shpejtësi të lartë. Komponentët duhet të jenë jashtëzakonisht të hollë – sa një qime.

Përpjekja prej 70 miliardë jenësh (490 milionë dollarë) do të përfshijë bashkëpunimin e ngushtë me aleatin kryesor të Japonisë, SHBA-në për të mbledhur “më të mirët dhe më të zgjuarit” nga të dy vendet, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Japonia prej kohësh ka qenë krenare si fuqi teknologjike, përfshirë prodhimin e çipave, por ministria pranoi sot se Japonia kishte mbetur 10 vjet prapa konkurrencës globale, duke përfshirë SHBA-në, Korenë e Jugut, Tajvanin dhe disa vende evropiane.

Tani është “shansi i fundit i Japonisë” për të mbetur si lojtar në këtë sektor, thuhet më tej.

Mbylljet e fundit në Kinë në lidhje me pandeminë e COVID-19 kanë nxjerrë në pah varësinë e Japonisë nga vendet e tjera për çipat kompjuterikë dhe komponentët e tjerë të rëndësishëm. Analistët thonë se e ardhmja e pasigurt e marrëdhënieve SHBA-Kinë, e cila mund të vë në rrezik furnizimet nga Kina, shton edhe më tej shqetësimet.

Kompanitë e përfshira në Rapidus janë prodhuesi i automjeteve Toyota Motor Corp., prodhuesit e elektronikës Sony Group Corp. dhe NEC Corp., së bashku me SoftBank Corp., Nippon Telegraph dhe Telephone Corp., Denso Corp si dhe Kioxia.

Çipat e gjeneratës së ardhshme pritet të jenë vendimtare për inteligjencën artificiale dhe sistemet e drejtimit të automatizuar. Investimet në këtë lloj teknologjie do të çojë në vende pune dhe rritje, sipas qeverisë japoneze.

.

Të Ngjajshme

Po bënte video për Tik-Tok: një vajzë 17-vjeçare pësoi djegie të rënda në një prej vagonëve të trenit në Shkup

Nesër do të vendoset për çmimet e reja të derivateve të naftës

Është publikuar lista e fjalëkalimeve më të zakonshme në vitin 2022

Leave a Comment