September 30, 2020
Portali Shprehja

Javën e ardhshme diskutohet hapja e kufijve pa kushte me rajonin

Javën e ardhshme do të diskutohet për hapjen eventuale të kufijve të Maqedonisë së Veriut me shtetet e rajonit pa kushte. Vendet e Ballkanit Perëndimorë si dhe Greqia e Bullgaria do të rilidhen sërish “on-line” për tu koordinuar për lëvizjen e qytetarëve, por edhe për situatën me Pandeminë. Zv/ministri i Shëndetësisë Armend Arsllani tha se me vendet e rajonit janë marrë vesh të hartojnë një dokument për protokoll të ndërsjellë për kufijtë.

 “Grupet punuese janë në aktivitetet e tyre të përditshme, kemi shkëmbim të informacioneve gjatë gjithë periudhës dhe tani ne presim një hap tjetër, në të cilën do të kemi edhe një përgjigje konkrete gjatë video-konferencës për të pasur një protokoll të harmonizuar dhe konkret me të gjitha mënyrat sesi do të vazhdoj lëvizja sa më e lehtë e të gjithë udhëtarëve, por gjithmonë duke pasur një kontroll të shpërndarjes dhe përhapjes së virusit korona- deklaroi Armend Arsllani, Zëvendësministër i Shëndetësisë.

 Lëvizje të lirë pa test dhe pa kufizime të tjera Maqedonia e Veriut për momentin ka vetëm me Shqipërinë. Ndërsa lehtësimi i lëvizjes varet edhe nga situata epidemiologjike, që në vendin tonë në bazë të shifrave po shkon drejt përmirësimit. Pas disa muajve, numri i rasteve aktive ka rënën nën dy mijë, përkatësisht sot janë 1895 raste aktive.

 Ministria e Shëndetësisë

“Në 24 orët e fundit prej 1384 testeve të bëra janë regjistruar 99 raste të reja.

Ndërruan jetë 8 persona: dy Tetovë, dy Ohër dhe nga një Shkup, Strugë, Dibër dhe Dellçevë.

Sot Instituti i Shëndetit Publik evidentoi 214 raste të të shëruarve.”

 Që nga fillimi i Pandemisë janë regjistruar 15 mijë e 226 raste pozitive, ndërsa numri i të shëruarve ka arritur në 12 mijë e 700. Me 8 viktimat e fundit, numri i të vdekurve nga CoVid-19 ka shkuar në 631. Deri më tani janë realizuar 159,387 teste PCR, prej të cilëve 9,5% janë diagnostikuar me virus korona.

Përgatiti: Adnan Qaili

 

Të Ngjajshme

Qeveria nuk diskutoi heqjen e testit PCR si kusht për kalimin e kufijve

admin

Mësimi online “zhduku” kompjuterët e lirë

admin

Burg për Gruevskin e arratisur, Janakieski mori dënim me kusht

admin

Leave a Comment