September 28, 2020
Portali Shprehja

Javën e ardhshme pritet të dorëzohen propozimet për zëvendësministra

Pas zgjedhjes së krerëve të dikastereve të ekzekutivit, radhën e ka zgjedhja e zëvendësministrave. Kryeministri Zaev ka deklaruar se kjo procedurë do të zhvillohet nga java e ardhshme.

Mediat tashmë kanë publikuar disa nga emrat që përfliten për postet e zëvendësministrave në disa dikastere, nga radhët e partive shqiptare. Në postin e zëvendësit të ministrit të Brendshëm mund të mbetet Agim Nuhiu, ose të zëvendësohet nga Bekim Maksuti, ish zëvendësministri i deritanishëm i Mbrojtjes. Në Ministrinë e Transportit, zëvendës pritet të jetë Rexhail Ismaili, edhe pse ai për Alsat tha se nuk ka njohuri për këtë. Ish ministri i Ekologjisë Bashkim Ameti përflitet si emër i mundshëm për zëvendësministër të Drejtësisë. Nuk dihet akoma kush nga BDI-ja mund të vijë në postin e zëvendësministrit të Shëndetësisë dhe atë të Mbrojtjes pasi Alsat kontaktoi disa nga emrat e përfolur dhe ata e hodhën kategorikisht poshtë kandidaturën e mundshme.

Nga Besa konfirmojnë emrat nga radhët e tyre të cilët pritet të marrin postet e zëvendësministrave.  Arafat Shabani është kuadër i kësaj partie, kandidat për zëvendësministër të Arsimit kurse Sedat Sulejmani për zëvendësministër të Kulturës.

Pas zgjedhjes së zëvendësministrave, radhën e ka eshaloni i tretë, ndryshimi i drejtuesve në disa institucione.

BDI-ja, sipas rezultateve nga negociatat për Qeverinë, ka fituar edhe disa drejtori të rëndësishme. Me MEPSO-n flitet se mund të drejtojë Musa Xhaferi ose djali i tij Arjanit Xhaferit, kurse me Agjencinë për Komunikime Elektronike, flitet se mund të drejtojë Gazmend Ajdini. Ish ministri i Ekonomisë Bekim Neziri, flitet se mund të zgjedhet drejtues i Navigacionit të Maqedonisë kurse pozitën e anëtarit aktual Nazim Bushi në këshillin e drejtorëve në Telekomin e Maqedonisë mund ta marrë Sadulla Duraku. Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore flitet se do të kalojë në duart e Ejup Rustemit, drejtorit aktual të Postës. Sa u takon posteve që pritet t’i zërë BDI-ja, asnjëri prej emrave të përfolur nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Fatlume Dervishi

Të Ngjajshme

Gordana Jankullovska dërgohet në burg

admin

Hapja e kufijve pa kushte, pritet vendimi i qeverisë

admin

Sofja, e gatshme të diskutojë me Shkupin

admin

Leave a Comment