January 27, 2021
Portali Shprehja

Jep dorëheqje policja që u konfrontua me zyrtarin e BDI-së

Ka dhënë dorëheqje zyrtarja e MPB-së, policja Jasmina Angelleska. Ajo u bë e njohur për publikun pasi tentoi ta largonte përmes karrotecit makinën e zyrtarit të Bashkimit Demokratik për Integrim , të parkuar në afërsi të Q.T.
“Mavrovasja”.

Angelleska thotë se dorëheqja e saj vjen pas “shumë fyerjeve”, pa e përmendur rastin në fjalë.

“Meqenëse kjo është hera e parë dhe e fundit që shkruaj publikisht për karrierën time në Ministrinë e Brendshme, vendosa të shpërndaj një foto me uniformën që e doja shumë dhe e kam mbajtur për 18 vjet. Le ta zgjidhim dilemën, stazhi ime në Ministrinë e Brendshme ka mbaruar. Unë më nuk mundesha ta gjej veten aty. Më shkaktuan padrejtësi, sepse e ndien që ashtu duhej”, ka shkruar mes tjerash Angelleska.

 

 

The post Jep dorëheqje policja që u konfrontua me zyrtarin e BDI-së appeared first on Alsat.

Të Ngjajshme

Janë regjistruar disa lëkundje të tërmetit në vend

admin

Gjorçe Petrov, 119 gjoba për shkelje në trafik

admin

Masat kundër Covid-19 kanë ulur numrin e të sëmurëve me grip

admin

Leave a Comment