April 2, 2023
Portali Shprehja

Jeremiç kritikon Vuçiç’in: Po na sjellë krijimin “Shqipërisë së Madhe” – kjo tradhti parandalohet vetëm me referendum

Kreu i Partisë Popullore të Serbisë, Vuk Jeremiç, vlerësoi se presidenti seb Aleksandër Vuçiç, pasi e pranoi propozimin franko-gjerman, do të marrë si “shpërblim” krijimin e “Shqipërisë së Madhe”, një shtypje më të fortë të lirisë dhe demokracisë dhe minierat e litiumit.

Përveç kësaj, sipas tij, brenda pak vitesh Perëndimi do të ndjekë një rrugë të njejtë edhe për zgjidhjen e “çështjes së hapur të Bosnjës dhe Hercegovinës”, gjegjësisht heqjes së autonomisë së Republikës Srpska.

“Krijimi i Shqipërisë së Madhe do të thoshte që trashëgimia fetare dhe kulturore serbe nuk do të ishte më serbe pas pesë deri në dhjetë vjet, sepse manastiret tona do të binin nën autoritetin e Kishës Ortodokse Shqiptare”, tha Jeremiç, transmeton media opozitare serbe “Nova”.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, vlerësoi se e vetmja mënyrë për të parandaluar nënshkrimin e planit “Scholz-Macron” është një referendum ku qytetarët serbë do të thonë fjalën e tyre për marrëveshjen e dakorduar në Ohër.

“Në Bruksel u pranua parimi i barazisë së sovranitetit të Serbisë dhe Kosovës, si dhe anëtarësimi i Prishtinës në të gjitha organizatat ndërkombëtare. Tash është pranuar edhe plani i zbatimit, siç thotë Borrell, ‘në plotëni’. Kjo tradhti e lartë mund të parandalohet vetëm me referendum”, shtoi Jeremiç.

Pas 12 orë negociatash mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Joseph Borrell, ka kumtuar se Marrëveshja dhe Aneksi për zbatimin e saj konsiderohen të aprovuara, bazuar në deklaratën e tij.

Të Ngjajshme

Vendimi për agjëruesit, kabineti i Alban Hysenit arsyetohet se është i vjetër (VIDEO)

admin

Skandal me linjën e ‘Wizz Air’, shtyhen fluturimet drejt Italisë – qytetarët presin me orë të tëra

admin

Rama për Thaçin: Vetë Biden e cilësoi si Washingtoni i Kosovës

admin

Leave a Comment