January 18, 2021
Portali Shprehja

Jo të gjithë fëmijët me maskë! OBSH dhe UNICEF: Duhet vlerësuar mosha

Një ditë pasi u publikua udhëzimi për hapjen e shkollave, ku theksohej se çdo nxënës duhet të pajiset me maskë, OBSH dhe UNICEF rekomandojë se përdorimi i maskës te fëmijët varet nga mosha e tyre dhe situata në të cilën ndodhen.

Kështu, fëmijët nën e deri në moshën 5 vjeç nuk duhet të përdorin maska. Për moshat 6-11 vjeç, vendimi merret duke gjykuar sipas rastit mbi shkallën e rrezikut në kushtet e transmetimit me përhapje të gjerë, duke vlerësuar posaçërisht, si aftësinë që fëmijët ta përdorin maskën siç duhet, ashtu edhe mbikëqyrjen e të rriturve.

Për fëmijët mbi 12 vjeç, mbeten në fuqi rregullat që zbatojnë të rriturit, sidomos në zonat ku virusi është shumë i përhapur dhe distancimi fizik nuk mund të arrihet. Fëmijët që kanë sëmundje të tjera bashkëshoqëruese duhet ta përdorin maskën vetëm pasi të këshillohen me mjekun e tyre. OBSH-ja dhe UNICEF-i e kanë përpunuar këtë udhëzim mbështetur mbi parimin që të “Mos Dëmtojmë Fëmijët”, duke njohur fazat e tyre të zhvillimit, mësimit dhe shoqërizimit. Sipas të dhënave, fëmijët mund të infektohen me Covid-19, por shumica e këtyre rasteve mund të kalojnë sëmundje të lehtë.

Të dhënat e mbledhura deri tani tregojnë se transmetimi i virusit që shkakton Covid-19 përmes fëmijëve ndryshon sipas moshës. OBSH dhe UNICEF deklarojnë se asnjë fëmijë nuk duhet t’i mohohet e drejta e arsimimit për shkak të vendosjes së maskës (p.sh, në rastet kur fëmija nuk mund ta përdorë maskën) apo për shkak të mungesës së maskës, pasi ka edhe familje që kanë të ardhura të mjaftueshme për të siguruar maskën përfëmijën e tyre. Në udhëzimin për hapjen e shkollave theksohej se nxënësi që nuk zbaton rregulloren, trajtohen me masë disiplinore nga Komisioni i Etikës dhe i Sjelljes.


Top Channel

Të Ngjajshme

Kura e saktë me çaj mali kundër kollës, ftohjeve dhe virozave

admin

Njihuni me 5 ushqimet e duhura kundër tensionit të ulët

admin

Njihuni me 5 ishqimet e duhura kundër tensionit të ulët

admin

Leave a Comment