November 29, 2021
Portali Shprehja

Jovevski: Në vendin e aksidentit pash tuba, por nuk ishin të djegura!

Kryeprokurori republikan i Maqedonisë së Veriut, Ljubomir Joveski në një intervistë për median bullgare – “btvnovinite”, ka treguar se çfarë ka parë në vendin e aksidentit tragjik të 23 nëntorit në Bullgari ku humbën jetën 45 persona dhe u lënduan 7 të tjerë.

Tha se aty ka parë tuba plastikeje, megjithatë nuk kanë qenë të djegura.

Tact Watches

“Nga ajo që edhe unë munda të shoh në vendin e fatkeqësisë, ka më shumë rrethana që ka sjellë deri te fatkeqësia. Mendoj se kjo me tubat në këtë moment, është spekulim dhe nuk mund të konfirmohet, së paku në këtë moment, se ato janë shkak i fatkeqësisë. Me shumë gjasë shumë çështje do të bëhen më të qarta pasi prokurorët publikë në Bullgari do të sigurojnë ekspertizat e gjurmëve të fatkeqësisë së trafikut, ekspertizat tjera, analizat forenzike dhe gjithçka çfarë është e nevojshme në fatkeqësi të tilla të rënda. Që të jem i qartë, kur shkova në vendin e ngjarjes, unë i kam vërejtur tubat prej plastikes, por tubat nuk ishin të djegura”, tha Joveski, përcjell TV21.

Kur u pyet se si ka mundur që tubat të mos digjen kurse gjithçka tjetër është shkrumbuar, Joveski shtoi:

“Pjesa e pasme e autobusit nuk ka qenë e djegur. Të gjithë këtë do ta vërtetojë sërish hetimi”.

Të Ngjajshme

Në Spitalin “Pirogov” ka mbetur vetëm një person nga të lënduarit në aksidentin në Bullgari

admin

Keqpërdori pozitën zyrtare, arrestohet 40-vjeçarja nga Struga

admin

(VIDEO) Hapet provizorisht Rruga e Arbrit, pjesa e Maqedonisë së Veriut as që ka nisur

admin

Leave a Comment