23.6 C
Skopje
June 16, 2019
Offside

Joviç: Vij në klubin më të madh, Ronaldo i preferuari im

Tact

Luka Joviç u prezantua ditën e sotme si lojtari më i ri i Realit të Madridit, me serbin që u ble nga Ajntrahti i Frankfurtit për plot 60 milionë euro. Pritshmëritë janë të mëdha për sulmuesin, por në fjalët e para si madrilen Joviç shfaqet diplomat dhe me këmbë në tokë.

“Jam më i lumturi në Botë dhe dita e sotme është më e lumtura për mua. Tani jam pjesë e klubit më të madh në Botë dhe shpresoj që ta justifikoj besimin që më është dhënë. Interes nga Barcelona? Të them të drejtën nuk di asgjë në lidhje me ndonjë ofertë tjetër. Menaxheri im merret me këtë punë.

Nëse mund të luaj me dy sulmues apo vetëm? Nuk kam folur ende me trajnerin, por për mua nuk është problem. Kam luajtur edhe me dy sulmues, edhe vetëm në sulm. Kështu që nuk është problem, mund t’i bëj të dyja. Unë do të luftoj dhe do të jap më të mirën.

Shembulli ose lojtari i preferuar te Reali? Më përpara kam pasur Ronaldon, tani i kam të gjithë shokë ekipi dhe nuk dua t’i ndaj”.

Burimi i artikullit

Artikuj të ngajshëm

Bufon: Jam në kërkim të emocioneve, PSG kishte vetëm diçka negative!

shprehja

Mesi ka besim: Çelësat i kemi vetë në dorë, ju tregoj rrugën!

shprehja

Konte do yllin kroat, Inter nis ofertën zyrtare

shprehja