August 11, 2022
Portali Shprehja

Ju kujtohet Winamp? Publikohet versioni i ri

Ata që janë rritur në kohën kur epoka e internetit sapo kishte lindur, sigurisht e dinë se çfarë është Winamp, “playeri” i preferuar për muzikë për të cilin asokohe besohej se ishte më i mirë dhe nuk kishte konkurrencë.

Kjo pjesë e të kaluarës tani është “rikthyer në jetë”. Bëhet fjalë për versionin e ri në të cilin është punuar katër vite.

Winamp ishte prezantuar në vitin 1997, e shpejt u bë shumë i njohur. Gjatë viteve pësoi shumë ndryshime, e ishte i njohur për atë që përkrahte një sërë formatesh dhe përdoruesve u ofronte “skin” të ndryshme dhe vizualizime të “playlistës”.

Kulmin e popullaritetit e arriti në vitin 199, ku kompania AOL e bleu për 80 milionë dollarë, ku në vitin 2013 u përball me një krizë të madhe dhe u paralajmërua mbyllja e tij.

Pas versionit të vitit 2013, Winamp “shkoi në gjumë të përhershëm”, por në vitin 2018 filluan të qarkullojnë thashethemet për versionin 5.8.

Shpejt u publikuan lajme në Ëinamp.com, e prej aso kohe është premtuar versioni i ri. Disa ditë më parë është bërë e ditur se ka dalë Winamp 5.9 RCi Build 9999, që është hapi i parë drejt “ringjalljes” së tij dhe historisë së pasur që e ka.

.

Të Ngjajshme

Gjobiten 187 shoferë në Shkup, 69 për vozitje të shpejtë

Në Tabanoc dhe Bogorodicë për dalje nga vendi pritet rreth 30 minuta

Karantinë dhe izolim, KSI me rekomandime për rastet me linë e majmunit në Maqedoni

admin

Leave a Comment