17.2 C
Skopje
May 24, 2019
Informacione Vendi

Jugohromi ndërpret punën për vendosjen e filtrave, del në shitje

Tact

Kombinati Jugohrom ndërpret të gjitha punimet në drejtim të vënies së filtrave. Siç njoftuan drejtuesit e fabrikës, ata madje kanë refuzuar edhe kredinë e miratuar nga Banka Maqedonase për Zhvillim në lartësi prej 1.5 milion euro, që u dedikua për vënien e filtrave.

Qëllimi i refuzimit të kredisë së miratuar nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut është se, kjo firmë, tanimë nuk mendon për zhvillimin e saj, gjegjësisht për vendosjen e filtrave por për diçka tjetër, nxjerrjen e saj në treg dhe kërkimin e një pronari të ri”, raporton Alsat-M.

Ngecjen e aktiviteteve për ndërtimin e filtrave e konfirmoi edhe kreu i Sindikatës së punëtorëve të kombinatit Jugohrom, Bajram Amiti.

Nga organizata “EcoGuerilla”, këmbëngulin se para shitjes së kombinatit, drejtuesit e tij duhet të mbajnë përgjegjësi për shkeljet dhe ndotjen e ajrit që kanë shkaktuar, ndërkohë nga blerësit e ri, kërkojnë që fillimisht t’i plotësojnë standardet ekologjike, dhe pastaj të startojnë me punë.

Burimi i lajmit

Artikuj të ngajshëm

Ky është deputeti i ri i LSDM-së

shprehja

Publikohet filmi “The Poison Rose” ku Blerim Destani luan me John Travoltën e Morgan Freeman (video)

shprehja

Ja si përdoret gjuha shqipe në institucionet e Shkupit (VIDEO)

shprehja