July 3, 2022
Portali Shprehja

Junajted dhe Siti, kërkojnë mesfushorin e Milanit

Ismael Benacer ka qenë një nga protagonistët e Milan-it në sezonin e sapo mbyllur. Algjeriani ka ndihmuar “kuqezinjtë” të kthehen te titulli pas një kohe të gjatë me golat dhe lojën e tij në mesfushë.

Tact Watches

Paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha dhe kampionët e Italisë rrezikojnë ta humbasin dhe të mos e kenë në dispozicion për sezonin e ardhshëm.

Sipas shtypit britanik, Man. Junajted dhe Man. Siti, në fakt, duket se e kanë vënë në shënjestër lojtarin, veçanërisht “Djajtë e Kuq”.

Megjithatë, ndryshe nga sa ka ndodhur me Donnarumma dhe Kesi, të larguar të dy me kosto zero, Milani këtë herë nuk do të dilte duarbosh. Kërkesa e “kuqezinjve”, në fakt, është shumë e lart, 50 milionë euro.

Topi i kalon Man. Junajted dhe Man. Sitit, që duhet të vendosin nëse do ta investojnë këtë shumë të rëndësishme për lojtarin.

.

Të Ngjajshme

Nëse ju enjten gishtat vuani nga kjo sëmundje

Rina Balaj shfaqet sensuale dhe provokuese në pozat e reja

Nesër takim Kovaçevski-Mickoski

admin

Leave a Comment