Në rast se Jurgen Klop do të pranojë ofertën e Federatës Gjermane të Futbollit për të marrë drejtimin e Kombëtares, Liverpulli e ka gati zëvendësuesin e tij. Mediat britanike raportojnë se trajneri që duket se ka profilin ideal për të marrë drejtimin e “The Reds” është kreu i stolit të Bajer Leverkuzenit, Çabi Alonso.
Trajneri spanjoll ka përfshirë një opsion në kontratën e tij me klubin e Bundesligës, i cili i lejon atij të ndërpresë marrëveshjen në çdo moment në rast të një telefonate nga “Anfield”. Me kontratën me Liverpullin që zgjat deri në vitin 2026, Klopp mbetet zgjedhja e parë e drejtuesve gjermanë, por për momentin rikthimi i tij në Gjermani duket shumë i pamundur, jo vetëm për arsye rreptësisht ekonomike.
Vetë trajneri gjerman nuk duket i gatshëm të pranojë drejtimin e kombëtares së tij, duke u larguar nga Liverpulli gjatë sezonit aktual, skuadër të cilën e drejton që nga viti 2015 dhe me të cilin sapo është kthyer nga një sezon i pasuksesshëm, që e la jashtë zonës së Ligës së Kampionëve.
.