December 5, 2020
Portali Shprehja

Justin Bieber i kushton fjalët më të ëmbla Haileyt

Hailey feston ditëlindjen ndërsa Justin e uron atë me një dedikim të bukur.

Justin Bieber dhe Hailey Bieber janë çifti më i përfolur në showbizin ndërkombëtar.

Ndërsa tashmë dihet se Justin nuk i kursen aspak dedikimet romantike për bashkëshorten, kjo ishte pikërisht çfarë ndodhi sot me rastin e ditëlindjes të gruas së tij.

Këngëtari ka publikuar në Instagramin e tij disa nga fotot më të bukura të bashkëshortes dhe i ka dedikuar fjalët më të mira.

“Sytë e mi janë për ty. Zemra ime është për ty. Shpirti im është për ty. Dashuria ime është për ty. Unë jam në shtëpi kudo që ti të jesh. Ti je vendi im i sigurt. Jam plotësisht dhe kryekëput i fiksuar me atë që ti je. Ëndrra ime më e madhe është që të plakem me ty. Nuk mund ta besoj që ti je e imja pëërgjithmonë. Gëzuar ditëlindjen zemër”, ka shkruar Justin.


Të Ngjajshme

A do ta njihnit Marinën pas këtij transformimi?

admin

Shikoni sa bukur e ka rregulluar Afërdita shtëpinë për festat e fundvitit

admin

Olta Boka zbulon padashje portretin e së bijës

admin

Leave a Comment