November 26, 2022
Portali Shprehja

Juve e ka të ndaluar të gabojë më. Allegri i beson 3-5-2, me Vlahovic-Milik në majë

Është e ndaluar të bëhen më  gabime. Juventusi nuk mund të përballojë hapa të tjerë falsë për të mos humbur terren në renditjen e Serie A.

Në “Allianz Stadium” mbërrin Bologna e Thiago Motta dhe Allegri duket i gatshëm të konfirmojë 3-5-2 me Milik, i rikthyer pas skualifikimit, së bashku me Vlahovic në repartin ofensiv.

Në mesfushë Locatelli dhe Rabiot do të shihen në dy anët e Paredes, ndërsa krahët do t’i besohen De Sciglio dhe Kostic. Në mbrojtje Bremer, Bonucci dhe Danilo, para Szczesny të rikthyer mes shtyllave.

Trajneri i ri i kuqeblu, nga ana tjetër, mbështetet tek Arnautovic, i ndihmuar nga treshja Orsolini-Soriano-Sansone. Në mesfushë ka vend për tandemin Dominguez-Sanchez, ndërsa në mbrojtje çifti qendror do të përbëhet nga Medel dhe Lucumi, përpara Skorupskit mes shtyllave. De Silvestri dhe Lykogiannis do të jenë mbrojtësit e krahut.

Ja formacionet e mundshme:
JUVENTUS (3-5-2): Szczesny; Bremer, Bonucci, Danilo; De Sciglio, Locatelli, Paredes, Rabiot, Kostic; Vlahovic, Milik.
BOLOGNA (4-2-3-1): Skorupski; De Silvestri, Medel, Lucumi, Lykogiannis; Dominguez, Schouten; Orsolini, Soriano, Sansone; Arnautovic.

.

Të Ngjajshme

I hodhi Figos flamurin e Barçës në fytyrë… Çfarë ndodhi me “tifozin alien”; që pushtonte fushat edhe në finalet e Kupës së Botës

admin

Partneret e futbollistëve të Anglisë harbohen bashkarisht në “pallatin lundrues”, shpenzojnë shifrën e çmendur për alkool

admin

Maguire, “sparkatë” ndaj kritikëve: Merren me mua, sepse kanë nevojë për… klikime

admin

Leave a Comment