December 7, 2022
Portali Shprehja

Juve-Lazio, Immobile nuk do të jetë me ekipin në Torino: ja çfarë ndodhi

Lajm i keq për Maurizio Sarri-n, i cili në funksion të ndeshjes mes Juventus-it dhe Lazio-s do të duhet të bëjë pa Immobile. Sulmuesi i bardhekaltërve u ndal në fund të stërvitjes, duke ndjerë një shqetësim në të njëjtën zonë të dëmtimit që pësoi ndaj Udinese-s.

Ende telashe për Immobile-n, i cili nuk do të udhëtojë me skuadrën për në Torino, ashtu siç u vendos në kontrollin pas stërvitjes, ndaj nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen ndaj bardhezinjve të Allegri-t. Mungesë e rëndë për Sarrin. Kështu mbyllet ky vit 2022 për Immobile.

“Stafi mjekësor i S.S. Lazio raporton se futbollisti Ciro Immobile ka pësuar lodhje në kofshën e djathtë gjatë stërvitjes së sotme. Për këtë arsye, lojtari u vendos në pushim paraprak dhe iu nënshtrua një trajtimi specifik”.

Ky ka qenë komunikimi zyrtar i klubit bardhekaltër, i cili për këtë arsye ka njoftuar mungesën e Immobile në ndeshjen ndaj Juventus-it në Allianz Stadium.

Bardhekaltrit do të shkojnë në Torino për të mbrojtur vendin e dytë në renditjen e Serisë A, ndërsa Zonja e Vjetër, që ndodhet dy pikë mbrapa, do të kërkojë t’i parakalojë.

.

Të Ngjajshme

Konferenca për shtyp e Vinicius kthehet “virale”: ndodhet një mace dhe hidhet në tokë. Nisin polemikat (PAMJET)

admin

TIRANA FITON SUPERKUPËN | Vllaznia bie në fund, vendos i zakonshmi Redon Xhixha (PAMJET)

admin

ZYRTARE | Federata gjermane mer vendimin mbi Hansi Flick! Komunikata

admin

Leave a Comment