May 23, 2022
Portali Shprehja

Juventus-Inter / Samuel Eto’o karikon zikaltrit: Finalet nuk luhen, por fitohen!

Gjatë intervistës së gjatë të dhënë për “Gazzetta dello Sport”, ish-lojtari i Interit, Samuel Eto’o, flet edhe për Italinë, për herë të dytë radhazi jashtë Kupës së Botës: “Ky është futbolli. A është e logjikshme kjo për një kombëtare që fiton Kampionatin Europian dhe eliminohet pas gjashtë muajsh nga Botërori? Nuk di ç’të them, kjo është magjia e këtij sporti.

Mancini ka bërë një gjë të pabesueshme dhe askush nuk mund ta kritikojë. Jam i bindur se kur bie, gjëja më e vështirë nuk është të kuptosh se si ke rënë, por si të ngrihesh. Mancini ka ende shumë për të thënë në futbollin botëror”.

Tact Watches

Samuel Eto’o u ndal edhe te Paulo Dybala që mund të veshë fanellën e zikaltërve nga sezoni i ardhshëm: “Unë them që të gjithë lojtarët e rëndësishëm duhet të luajnë për Interin, herët a vonë. Dhe Dybala është më se i rëndësishëm”.

Një vlerësim edhe për Lautaro Martinez: “Ai ka bërë gjëra shumë të rëndësishme për Interin, shpresoj se do të vazhdojë kështu edhe në të ardhmen. I uroj një karrierë të shkëlqyer, pa lëndime! Shpresoj të na japë gëzim në finale, siç na ka mësuar”.

Ish-sulmuesi i zikaltërve, që fitoi ‘tripletën’ me Mourinhon në stol, nuk ka dyshime kur analizon Juventus-Inter, që do të luhet sonte: “Finalet nuk luhen, fitohen. Rezultati do të bëjë diferencën. Ne duhet të arrijmë të përgatitur, lojtarët e Inzaghit do të jenë top. Iu uroj atyre fat të mirë, fat. Dhe të bëjnë siç bëmë ne dikur”.

Ka edhe nga ata që heqin paralele mes tij dhe Perisiçit: “Ky mentalitet është më i miri, duhet ta kesh, të jesh i disponueshëm për ekipin. Një lojtar duhet ta bëjë, pavarësisht rangut të tij. Urime Perisic, është krenari për të gjithë Interin, por mbi të gjitha për mënyrën sesi sakrifikon veten”.

.

Të Ngjajshme

“Çfarë do të më kishte thënë Mino?”, Ibrahimovic: Të vjedhim sa më shumë të mundemi

admin

Barcelona e mbyll me humbje, gafë e pabesueshme nga Traore (Pamjet)

admin

“Do të luaj me fituesin e Championsit”, ylli arrin marrëveshjen me Real-in dhe Liverpool-in

admin

Leave a Comment