Juventus nuk heq dorë nga rruga që çon te Nicolo Zaniolo. Bardhezinjtë duket se janë të gatshëm të ofrojnë 40 milionë euro për të bindur Roma-n, por verdhekuqtë nuk kanë ndërmend të zbresin nën 50.
ARTHUR – Arthur është në krye të listës së lojtarëve që janë drejt largimit nga Juventus. Megjithatë, mesfushori peshon akoma rreth 47 milionë euro në bilancin e bardhezinjve dhe ka një rrogë të lartë.
Elemente që ër momentin e komplikojnë shumë shitjen e tij dhe duket se mund t’i hapin rrugën formulave të reja. Në veçanti, sipas Corriere dello Sport, me kusht që të lirohet nga rroga e brazilianit, Juventus-i duket se po mendon ta huazojë ose ta shkëmbejë. Për Arthur interesohen Arsenal-i dhe Monaco.
RABIOT – E ardhmja e Adrien Rabiot është akoma e paqartë. Mesfushori francez ka qenë një nga titullarët e padiskutuar të sezonit të kaluar, por me kthimin e Pogba nuk mund të përjashtohet nxjerrja e tij në shitje.
Lojtarit do t’i pëlqente një eksperiencë në Premier League dhe për 15-20 milionë euro mund të bëjë gati valixhet: Manchester United, Newcastle dhe Chelsea janë në dritare.
.