October 23, 2020
Portali Shprehja

Juventus, Ronaldo refuzon Messi-n dhe bllokon transferimin e bujshëm

Një lajm i bujshëm ka ardhur nga Spanja.

Siç ka bërë të ditur “diariogol.com”, Cristiano Ronaldo duket se ka bllokuar transferimin e Leo Messi-t tek Juventus.

Portali spanjoll ka folur për ditët gjatë të cilave Pleshti ishte në luftë me Barcelona-n: përveç interesimit të Manchester City-t, duket se ka qenë shumë konkret edhe ai i bardhezinjve.

Kampionët e Italisë duket se ishin gati të ofronin Dybala, Alex Sandro dhe De Ligt për të formuar dyshen Messi-Ronaldo.

Por ka qenë pikërisht CR7 ai që ka bllokuar gjithçka. Nga njëra anë, gjithmonë sipas “diariogol.com”, CR7 nuk donte të humbte lidershipin e tij brenda skuadrës dhe nga tjetra ka qenë kundër largimit të  tre lojtarëve që i konsideron shumë të rëndësishëm për skuadrën.

Kështu ka dështuar operacionit Messi-Juventus me yllin argjentinas që ka vendosur të qëndrojë te Barcelona më fund.

.

Të Ngjajshme

Gattuso i sinqertë: I gudulisëm! Edhe sikur të luhej 1 ditë ndeshja

admin

Kumbulla, heroi modest: Goli? Merita ishte e…

admin

EUROPA LEAGUE: Mbrojtje e përgjumur te Milani, Celtic rihap sfidën (VIDEO)

admin

Leave a Comment