February 2, 2023
Portali Shprehja

Juventusi pa busull, yjet nisin të mendojnë largimet. “Peshkaqeni” Real troket…

Duke pare problemet te Juventusi me drejtesine dhe rastin e nje tjeter “Calciopoli” qe mund te penalizoje edhe me shume bardhezinjte, sot eshte e lehte te mendohet se “peshat e renda’ dhe yjet e ekipit te shohin perreth. Dhe disa mund te mendojne largimin per te qendruar ne nivele te larta dhe synuar trofe dhe jo thjesht te mbahen ne Serie A per nje vend mes kater te pareve…

Keshtu, nga Vlahovic te Chiesa, ofertat nuk do te mungojne. Real Madridi ka në sy Federico Chiesa. Lajmi vjen direkt nga Spanja, sipas portalit të specializuar në merkaton “Fichajes.net”, në fakt, “Blancos” po e vlerësojnë anësorin e Juventusit si një goditje për sulmin.

Një operacion që cilësohet si “i papritur”, por për të cilin dikush në kryeqytetin spanjoll do të kishte nisur të mendonte. Chiesa vlerësohet të paktën 60 milionë euro, por Reali mund të përfitojë nga paqartësitë në lidhje me procedurat ligjore që përfshijnë klubin e Juventusit, si dhe një kontratë me një skadim jo shumë të largët (qershor 2025), për të tentuar të kryejë grushtin e shtetit.

Chiesa u kthye në fushë më 2 nëntor. Ai bëri debutimin e tij sezonal në Champions League, kundër PSG-së, dhe më pas u rikthye në njëmbëdhjetëshen në ndeshjen e “Maradona” kundër Napolit. Të enjten ndaj Monzas, në Coppa Italia, ai i është rikthyer edhe shënimit, më shumë se një vit pas golit të fundit të shënuar me fanellën bardhezi.

Sigurisht, Real Madrid qe ne fillim duhet te heqedisa lojtare dhe mes tyre duket se do te largohet nje “veteran”. Gjatë një interviste për “Bernabeu Digital”, Marco Asensio hodhi çdo mundësi për t’u larguar nga Real Madrid. “Unë dua të rinovoj dhe të qëndroj në Madrid për një kohë të gjatë, por kjo nuk varet vetëm nga unë.

Do të shoh se si do të shkojnë gjërat, por tani dua të fokusohem në garën e radhës dhe të mendoj për të bërë mirë dhe të jem i lumtur. Për pjesën tjetër, nuk duhet të më pyesni mua, por dikë tjetër”, është shprehur spanjolli

.

Të Ngjajshme

Magjistari i Marokut, driblime alla play station duke çuar majtas dhe djathtas mbrojtësin para golit! Luis Enrique e kishte parashikuar (PAMJET)

admin

UEFA ka ligje të caktuara, Chelsea ka shpenzuar thuajse 400 mln euro por në Champions duhet t’i përgjysmojë!

admin

Numri “1” i futbollit spanjoll sulmon Premier League: “Doping financiar, do vijë momenti që…”

admin

Leave a Comment