February 8, 2023
Portali Shprehja

“Ka vetëm një Messi”, Ten Hag thumbon CR7: Të tjerët duhet vetëm të  

Gjithçka është gati për ndeshjen e madhe mes Arsenal-it dhe Manchester United dhe Erik ten Hag, trajneri i Djajve të Kuq, ka mfolur për sfidën para ndeshjes për Sky Sports.

Nuk ka munguar edhe një koment interesant që ka lidhje me dy yjet e ndeshjes: Martin Odegaard dhe Bruno Fernandes. Në këtë kuptim, një frazë e teknikut mund të duket si një thumbim indirekt për… Cristiano Ronaldo-n.

Për ndeshjen e madhe, Ten Hag ka thënë: “Nuk ka ndeshje të lehtë në Premier League dhe janë të gjitha ndeshje të mëdha. Sigurisht, ka një diferencë mes ndeshjeve vërtetë të mëdha”.

Duke folur për dy formacionet dhe në veçanti Martin Odegaard (Arsenal) dhe Bruno Fernandes (United): “Janë në formë dhe po përmirësohen.

“Janë dy lojtarë shumë të mirë që vënë cilësitë e tyre në shërbim të skuadrës. Duke punuar për skuadrën dhe duke kërkuar të bëjnë më të mirë e tyre për ta përmirësuar”.

Dhe duke vazhduar në këtë vijë, ka ardhur edhe komenti që duket shumë si një “thumbim”, edhe pse jo i drejtpërdrejtë, ndaj CR7: “Ka vetëm një Messi dhe e kemi parë në Botëror. Lojtarët e tjerë duhet të punojnë dhe të bëhen pjesë e skuadrës”.

.

Të Ngjajshme

Ttrajneri i trajnerëve ndahet nga jeta: ai udhëhoqi Kroacinë e mrekullirave dhe ishte “busulla” e revolucionit!

admin

“Messi e kuptoi menjëherë”, Koeman: Vetëm atij ia pasonte topin

admin

“Askush nuk i afrohet”, Ferdinand: Ja kush është mbrojtësi më i mirë në Premier

admin

Leave a Comment