23.6 C
Skopje
June 16, 2019
Offside

Kalendari i sezonit të ri, Liverpuli dhe Çelsi me start ferri!

Tact

Pak më parë është publikuar edhe kalendari i Premier League për sa i përket sezonit të ardhshëm, teksa Liverpuli do të jetë ekipi që do të ngrejë siparin, teksa mbrëmjen e 9 gushtit do të presë në shtëpi Noruiçin.

“The Reds” do të kenë një nisje sezoni shumë të ngarkuar, teksa me 4 gusht do të luajnë Superkupën e Anglisë. Pas pesë ditësh luajnë në Premier, ndërsa me 14 gusht diskutojnë Superkupën e Europës me Çelsin. Pas tre ditësh do të rikthehet përsëri në kampionat ku luan ndaj Sauthemptonit.

Thënë ndryshe ekipi i Klop do të luajë çdo tre ditë që në fillim të sezonit. Të njëjtin fat pak a shumë do të ketë dhe Çelsi, me blutë që e nisin sezonin me 11 gusht në përballjen e ferrit ndaj Junajtid në “Old Trafford” dhe pas tre ditësh luajnë në Stamboll për Superkupën e Europës.

Burimi i artikullit

Artikuj të ngajshëm

Konte do yllin kroat, Inter nis ofertën zyrtare

shprehja

“Kam jetuar me 20 euro në javë, agjenti më mashtroi”

shprehja

VIDEO | Argjentina për faqe të zezë, Kolumbia i jep leksion futbolli

shprehja