October 6, 2022
Portali Shprehja

Kalifornia, e përfshirë nga flakët, po përballet me kërcënimin e përmbytjeve

Zjarrfikësit që po luftojnë me një zjarr të madh në zonën e Los Anxhelosit po përgatiten për një kërcënim të ri: përmbytje  dhe rrëshqitje dheu nga një stuhi tropikale që po vjen nga Meksika.

Ekziston rreziku që stuhia tropikale Kay të sjellë erëra të forta, të cilat mund të forcojnë zjarret, paralajmërojnë autoritetet. Gati 97,000 hektarë tokë janë shkatërruar tashmë nga zjarri, i cili shpërtheu të hënën mes një vale ekstreme të të nxehtit dhe vazhdon të përhapet për shkak të “erërave shumë të forta”.

“Në gjithë karrierën time, nuk kam parë kurrë një zjarr si ky në kontenë Riverside,” tha John Crater, shefi i Shërbimit në Kaliforni.

Dy persona kanë humbur jetën, të bllokuar nga flakët teksa tentonin të arratiseshin. Zona që do të evakuohet është zgjeruar edhe një herë dhe 20,000 njerëzve tani u është kërkuar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Megjithëse Uragani K është reduktuar në një stuhi tropikale, parashikohet të sjellë reshje të mëdha shiu në Kaliforni dhe Arizona dhe rritje të nivelit të ujit përgjatë bregut të Paqësorit të SHBA-së.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit të SHBA-së, reshjet mund të arrijnë 18 cm, duke rritur rrezikun e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve./abcnews.al/

.

Të Ngjajshme

MekGregor: Do të bëj rikthimin më të madh në historikun e sportit

Reperi i njohur, Bardhi ka paralajmëruar se është drejtë finalizimit të projekteve të reja

Si e zgjidhin kinezët problemin e automjeteve të parkuara pa leje?

Leave a Comment