Kalimtari i rastit filmon momentin kur shembet diga, rrugët shndërrohen në “lumenj” në SHBA

Rajonet që më së shumti e kanë pësuar janë Midland, ku menjëherë autoritetet lokale kanë urdhëruar evakuimin e banorëve nëpër zonat e rrezikuara.

Shirat e rrëmbyeshëm sipas ekspertëve janë rezultat i ngrohjes globale. Është një rast i veçantë në pjesën qendrore të perëndimit. Atje ndodhin të reshurat më ekstreme të shiut, duke shkaktuar kështu përmbytje të mëdha ku ndër më të njohurat janë ato në vitit 1958 dhe 2012.

Në videon amatore të publikuar në internet nga MLive që është filmuar nga një kalimtar rasti, diga Edenvile dobësohet dhe në një moment shembet duke bërë që dheu të rrëshqet dhe sasia e madhe e ujit të derdhet nëpër rrugë – duke i shndërruar në “lumenj”, transmeton Telegrafi.

Diga Edenvile është ndërtuar pothuajse një shekull më parë, dhe shpërthimi i saj është treguesi më i mirë se nuk ishte në gjendje të mirë.

loading...

Të ngjajshme

Gruas që i rriten “qerpik” në dhëmbë për shkak të gjendjes së rrallë shëndetësore

shprehja

Dramë në një traget në Indonezi, disa pasagjerë kërcyen në det nga fika e infeksionit me Covid-19

shprehja

Prifti tha se “gratë e trasha nuk shkojnë në parajsë”, kështu i hakmerret një grua

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë