June 7, 2023
Portali Shprehja

“Kam fituar shumë”, Conte: Edhe finalet e humbura janë një gjë e mirë

Antonio Conte ka dhënë një intervistë të gjatë për Sky Sports. Trajneri i Tottenham ka ripërshkuar karrierën e tij si trajner, duke pranuar se ka mësuar shumë edhe nga zhgënjimet:

“Të them të drejtën kam fituar shumë trofe, por nëse më pyesni për numrin tani është e vështirë, për shkak të karrierës sime të gjatë si lojtar dhe trajner”, ka thënë Conte.

“Kam fituar shumë, por njëkohësisht mund të them se kam humbur shumë. Kam humbur shumë finale, por mendoj se është një gjë e mirë, sepse ndonjëherë bëhesh më i fortë kur humb, më pas kërkon ta shmangësh humbjen që të mos provosh më të njëjtin zhgënjim. Për këtë arsye mendoj se humbja ka qenë një e mirë në disa raste”.

Për karrierën e tij si trajner: “Më pëlqen të bëj të njëjtat gjëra në punë, por ka momente në të cilët duhet të jesh i vendosur, sepse kur je trajner duhet të menaxhosh një grup prej 50-60 personash, jo vetëm lojtarë, por është edhe stafi, mjekët, media dhe shumë të tjerë.

“Tifozët? Më pëlqen që publiku e ushqen ndeshjen, t’i ndiej tifozët në ndeshje bashkë me ne. E adhuroj këtë lloj atmosfere. E mbaj mend shumë mirë eksperiencën time të parë në Angli, një herë shënuam golin e 1-0 në minutën e 94 kundër West Ham dhe unë përqafova personat afër fushës.

“Në ato momente jetoj me pasion, presioni është shumë i madh dhe kur je i lumtur ke dëshirë ta ndash lumturinë me lojtarët, stafin dhe me tifozët”, ka përfunduar ish-trajneri i Juventus-it dhe Inter-it.

.

Të Ngjajshme

Lamtumira e Messi-t nga PSG, djali i Aguero-s “thumbon” parisienët

admin

Nga talent i së ardhmes në i pastrehë: detajet e rënies së ish-lojtarit të Chelsea-t

admin

ZYRTARE | Milani shkarkon Paolo Maldinin nga detyra. Komunikata zyrtare

admin

Leave a Comment