December 7, 2022
Portali Shprehja

“Kam lindur në ferr”, fëmijëria e vështirë e Antony: Kam shkelur mbi një kuf*më për të shkuar në shkollë…

Për shumë të rinj, veçanërisht ata që jetojnë në situata të komplikuara, futbolli është një rrugë shpëtimi. Nëpërmjet talentit të tyre, ka shumë lojtarë që kanë mundur t’i japin një jetë më të mirë vetes dhe familjeve të tyre.

Dhe kjo ndodh mjaft shpesh në Brazil, ku nganjëherë kushtet e jetesës së djemve janë në prag të varfërisë absolute. E rëndësishme është të mos harrohet se nga vihet dhe çfarë është bërë për të pasur sukses, sakrificat familjare dhe ato personale. Antony, ylli i ri i Manchester United, e shpjegon shumë mirë këtë për The Players’ Tribune.

Jeta në favela – Sulmuesi brazilian, i cili i kushtoi 100 milionë Djajve të Kuq, rrëfen se si ishte të rriteshe në një mjedis që sigurisht nuk ishte më i përshtatshmi për një fëmijë që ëndërronte të bëhej kampion.

“Kam lindur në ferr. Dhe nuk po bëj shaka, favela e São Paulo ku unë u rrita quhet Inferninho. Ne ishim mësuar të shihnim armë sa nuk na trembnin aq shumë, ishte vetëm një pjesë e përditshmërisë së jetës.

“Ne kishim më shumë frikë se mos na shpërthente derën policia, një herë hynë në shtëpinë tonë duke kërkuar dikë, duke vrapuar dhe duke bërtitur. Dhe në fund nuk gjetën gjë”.

Dhe kjo nuk është më e keqja që mund të kishte ndodhur atje. “Një herë, isha 8 ose 9 vjeç, duke ecur për në shkollë gjeta një burrë të shtrirë në një rrugicë, ai thjesht nuk lëvizte. Dhe kur u afrova, kuptova se kishte vdekur”.

Asnjë frikë – Çfarë të bësh? Antony i vogël sillet pothuajse sikur asgjë të mos kishte ndodhur. “Në favela mësohesh me disa situata. Nuk kishte rrugë tjetër, më duhej të shkoja në shkollë, kështu që mbylla sytë dhe kalova mbi kufomë”.

Pavarësisht kësaj, megjithatë, braziliani mbijetoi. Falë futbollit dhe familjes. “Jam rritur në vendin e gabuar, por me njerëzit e duhur rreth meje”. Dhe ato kujtime të tmerrshme të fëmijërisë e ndihmojnë atë në fushë.

“Unë nuk ndiej presion apo frikë. Frikë? Dhe çfarë është frika? Kur të rritesh duhet të shkelësh trupat e pajetë për të shkuar në shkollë, nuk mund të kesh frikë nga asgjë në futboll.

“Shumica e njerëzve as që mund t’i imagjinojnë gjërat që kam parë. Janë gjëra që të shënjojnë dhe që nuk mund t’i largosh nga koka”. Përveç, ndoshta, kur Antoni ka një top në këmbët e tij…

.

Të Ngjajshme

Konferenca për shtyp e Vinicius kthehet “virale”: ndodhet një mace dhe hidhet në tokë. Nisin polemikat (PAMJET)

admin

TIRANA FITON SUPERKUPËN | Vllaznia bie në fund, vendos i zakonshmi Redon Xhixha (PAMJET)

admin

ZYRTARE | Federata gjermane mer vendimin mbi Hansi Flick! Komunikata

admin

Leave a Comment