September 30, 2020
Portali Shprehja

Kamerat në trafik, Murgoski: S’ka më heqje dënimesh me lehtësi

Nga e hëna policia e trafikut rrugor do të vihet në aktivitet të plotë në të gjithë vendin kundër shkelësve të rregullave në komunikacion, i paralajmëruar nga Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski. Ekspertët e sigurisë në trafik thonë se çdo regjistrim audio-vizual ndërmjet policëve dhe shoferëve eviton mundësinë e korrupsionit dhe heqjen e gjobave për kundërvajtësit. Ideja e sistemit të mbikëqyrjes elektronike të sigurisë në trafik ishte e Boris Murgoskit, i cili thotë se dokumentimi i kundërvajtjeve të llojit “safe city” dhe “body cam” do të jenë më se efikase.

Sistemi i mbikëqyrjes elektronike të komunikacionit i eliminon vendimet subjektive apo sjelljet të njëanshme që fatkeqësisht është traditë e shoqërisë sonë të intervenohet përmes lidhjeve të afërta për të falur apo hequr dënimin e kryerësit të një kundërvajtjeje – deklaroi Boris Murgoski, ekspert i sigurisë në trafik.

Paralelisht me këtë plan operativ janë duke u shqyrtuar edhe mundësitë për të kyçur sistemet e kamerave rrugore për të gjobitur çdo kundërvajtje në trafik. Por, modeli i vendeve perëndimore për të dërgojë gjobën në adresë të banimit duhet të harmonizohet me aktet nënligjore, thonë nga MPB.

Para se të aktivizohen kamerat e sigurisë rrugore dhe të gjitha masat tjera duhet të hapet debat publik dhe të shqyrtohet me ekspertët në rast të ndryshimeve eventuale të dispozitave ligjore- thonë nga Ministria e Brendshme.

Nëse nuk precizohet përmes rregullores aktuale juridike shkelja eventuale e të drejtave të njeriut apo e privatësisë përmes video filmimeve, aktet nënligjore duhet të ndryshohen për të hequr çdo paqartësi – u shpreh Boris Murgoski, ekspert i sigurisë në trafik.

Në mesin e 200 ligjeve të propozuara nga Qeveria e kaluar që kanë ngecur të pa miratuara në Kuvend është edhe Ligji për sigurinë e trafikut rrugorë. Sipas këtij drafti parashikohen masa më të rrepta të ndëshkimeve për kundërvajtjet e rënda në trafik apo edhe veprat penale në cenimin e sigurisë së pjesëmarrësve në komunikacion.

Adnan Qaili

Të Ngjajshme

Qeveria nuk diskutoi heqjen e testit PCR si kusht për kalimin e kufijve

admin

Mësimi online “zhduku” kompjuterët e lirë

admin

Burg për Gruevskin e arratisur, Janakieski mori dënim me kusht

admin

Leave a Comment